Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: VETJA, DËM’ E TË ZOT

VETJA, DËM’ E TË ZOT
(Thua t’ish frika?)

Gjysëm perëndeshë ish, edhe pse nuse, mëmë e re, në mbretërinë e Mirmidonëve Ilirë. Sapo kish lindur djalë, nën frikën e profecisë se “do të bëhej nga bëma m’i famçëm se sa i ati, Peleu, mbret i Akejve, jo larg Dodonës, prej ku kish lindur vetë Zeusi dhe q’asnjë teh të mos e vriste, e krodhi ashtu foshnjë kokëposhtë, në lumin e shenjtë Styx. E mbajti nga thembra, që s’u lag nga ujë i bekuar dhe ishte i vetmi vend prej ku mund t’i vinte vdekja, siç dhe i erdhi. Çuditërisht, si për çdo tjetër, e cila vjen nga një kohe tepër e larget, kjo s’është veçse një mbulesë e arnosur, si ajo e Kalit, ku kafsha më fisnike, u kthye në simbol gënjeshtre e qe ende dhe sot dhe pse s’e gelltisim ta besojme, na e pelqen ta degjojme, se kaq bukur eshte thurrur. Akili i madhërishmi, s’ish trim, por dinak spurdhjak, jo aq sa Odiseu, sa mund të themi me plotë gojë: frikacak!
Cili është ai mbihero, q’e di se për një magji femrash a trillim plakash s’do të hidhej në betejë, si Wolverin apo Supermen, kur e di se është i pavdekshem, (ky i fundit mundej vetëm me kriptonit, gur nga një botë krejt tjetër)?
Trimëri për mua, i sigurtë dhe për ju, është ajo, kur e sheh vdekjen në sy dhe prapë topin e zë nga gryka, si Mic Sokoli!
Ç’trimëri veshur me të zeza do t’ishte, të vdisje vrarë, me shpinë kthyer nga armiku, n’arrati, nga një shigjetë e Parisit të mefshtë? Se burrë ndër trojane, ish vetëm Hektori?
Ç’burrë është ai që perdhos të vdekurin duke e tërhequr zvarrë?
Dhe e gjitha kjo erdh se e jëma, bilë mbreti deti, nuk ja dha Zeusit, q’i ish qepur më së keqi, nga “ besnikëri” ndaj Erës qe e kish rritur. T’ia kish dhënë qysh në fillim, s’ish as e para e as e fundit, do kishim shpëtuar ne dhe Troja.

“Prej lufte veç ai largohet,
Që është i lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Por vdes, por vdes si një Dëshmor!”

Dhe ky mallkim, si ai i Kalit, Odiseut, q’edhe sot i ndjek nga pas si njollë grekët, iu vesh si duket Ilirëve kryelartë, aq sa ende nuk po ngrenë kokë prej tij. Vuajnë, nga perënditë, me mall për atë që s’e kanë dhe sa herë u afrohet, se vetë nuk përpiqen t’i venë pranë, i largohet si brigjet e Itakës plakë, ku Penelopë e gjorë priste burrin të kthehej nga mërgimi, e rrethuar nga djem damazë të rinj, ndezur epsh.

Ishte kjo e arsye a nëmë, ende s’dihet se ç’është, se q’atëher’ të vafrerit ilirë, (mirmidonë e dardanë), u mbyllen ndër vete, luftë bënë me njeri tjetrin, fis me fis. Në male ngriten kulla, që jo hushta e zjarri, por as topi nuk i rrëzonte dot, të ripërtyptnin të lumtur gjuhën dhe mjerimin e tyre, mbrapa disa malesh gardh që Zeusi vuri mbi ate livadh të bekuar, të kulloste e ruante Lopët e Diellit, q’ishin te tijat. T’i mbronte nga të vetët. Ish kjo frikë, (nëse frika do të quhej e kundërta e trimërisë) qe s’i la dhe si le të bashkohen, të bëjnë hap. Veç presin t’i bejnë, të kullosin n’atë pak livadh të mbetur rrëzë malesh, me kryet mbi re! Shumë, vanë mercenarë, dhe me besnikëri legjendare shërbyen, jo për besë, por s’munden ndryshe. Veshën fustanella dhe një plis të tregonin se s’kishin frikë të përballeshin me asgjë, madje dhe me frikën e gruas brenda tyre, dhe me marrëzinë e madhështisë, por dhe kjo, veç një fasadë dhe s’do ishte çudi, se po të kish qenë e vërtetë, Itaka do të ishte sot Shqipëri, q’erdh e u fshi, u tkurr aq sa mbeti. Aq sa dhe kohën e historisë, kur mori frymë e lirë, e stisi në një si legjendë të stërmadhe, si prej një Providence të mistershme, të gjitha në të njejtën datë, si askush:

“Se Zoti vetë e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rrojë”,
mes tre Nëntoresh një pas një.

Jo, s’ish frikë?
Se sa herë që luftuan më shumë humbën, sa herë ngritën krye, aq më shumë kockat ua thërrmuan, çdo përpjekje fisnike ia gërryen me tradhëti e pabesi, për sa mijëra vjeçarë dhe pse u dhanë nga njeë dyfek, tirqet ia lanë, të gjatë, të bukur, siç ishin, por frikën ia mësuan me përdhunë, sa iu bë natyrë e dytë. Bënë sikur besonin dhe kurrë s’besuan asnjë dhe në asgjë. U rrekën mos humbnin atë fare pak që kishin dhe humbën si Fausti, shumë më tepër. Duruan siç durojnë, me thikë ngulur deri në palcë, pa bërë asgjë. Vdiq dhe Zeusi, me të titë. Bizanti e Roma e Mesias së vërtetë, dhe po ashtu profeti Muhamet, sulltanë e pashallarë, të zinj sterr, jeshil si gjeth i ri a të kuq, dhe pas çdo mbretëri e shekullit të kohës sonë, vdiqën si qen. Duke pertypur legjenda, vazhdojmë të besojmë n’idhujt e lashtë, totemë ngulur në tru, si t’ishin vetë shpëtimi! Asgjë më shumë se altarë frike. Braktisur nga të gjithë, pa vete. Mbetnë ata që qenë!

Deri kur të coptuar, të shpërndarë e të ndarë!
Gishtin vetes t’i vemë në plagë, ku e nxehtë rreh më shumë, se duhet të ndërtojmë shtetin tonë të vërtetë, (se atributet a tiparet e vecanta, nuk bejne shtet), për vete. Se të keqen më të madhe e kemi brenda nesh: në shoirt të shprishur.
Pse mendojme se do na bejnë të tjere, kur na c’bene!
Gjergjin, të vetmin e vërtetë, do presim, të “ringjallet” nga kohë e largët a të shohim përpara, se vallë çfarë do duhet të jemi, për hir tonë dhe atyre që do vinë pas të na ndjekin dhe të na gjykojnë! Në mos, veç për ata q’u flijuan për këtë vend të bekuar! Për atë gjak dhe dhembje!

Please follow and like us: