Albspirit

Media/News/Publishing

Në Hamburg promovohet libri i Shaban Muratit “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”

 

 

Në kuadrin e manifestimeve me rastin e festës mbarëkombëtare të Flamurit, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, (IETT) dhe Klubi Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut organizuan në qytetin e Hamburgut promovimin e librit të ambasadorit Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”. Kishin ardhur plot shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Hamburg dhe në rrethinat e tij.

Fjalën e hapjes e mbajti z. Kushtrim Lulaj, përfaqësues i Klubit Kulturor “KF Kosova” i Hamburgut, i cili theksoi rëndësinë e librit dhe falenderoi autorin për praninë e tij në mesin e shqiptarëve të Hamburgut.

Përfaqësuesi i Qendrës Kulturore Shqiptare të Hamburgut, z. Ardian Hoxha, në recensën e tij foli për vlerat e librit të ri dhe për ndihmesën që ai sjell në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e atdhetarizmit në diasporë.

Prof. Dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit IETT, në recensën e tij analizoi problematikën diplomatike dhe aktualitetin kombëtar të librit dhe theksoi kontributin diplomatik, akademik dhe kombëtar të ambasadorit Shaban Murati.

Në fund autori i librit iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve për cështjet e shtruara në libër, si dhe për zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe rajon dhe shperndau librin me autografët e tij.

Please follow and like us: