Albspirit

Media/News/Publishing

Hakmarrja e vjetër ndaj Fatmir Xhafajt

Redon Curri

Top Story shfaqi mbrëmjen e djeshme një speciale kushtuar veprimtarisë politike  të ish-ministrit të Brendsshëm të Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj.

Në specialen e përgatitur nën kujdesin e vetë drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel Ben Blushi, analizoheshin momentet më kulmore të Xhafajt si dhe marrëdhëniet e këtij të fundit brenda PS.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin njerëzit që ishin përzgjedhur me kujdes për të folur dhe për të analizuar figurën e ish- ministrit socialist. Marko Bello dhe Kastriot Islami ishin përzgjedhur për të komentar figurën e ish- ministrit Socialist.

Kushdo që ka ndjekur zhvillimet politike të viteve të fundit këto emra u sjellin në vëmendje Lëvizjen Për Mendim Ndryshe, LMN,  që drejohej në atë kohë nga Ben Blushi dhe ku mbështetës ishin pikërisht Islami dhe Bello.

Në atë kohë Xhafaj ishte në krah të Ramës, ndërsa beteja përfundoi me tërheqjen e Blushit. Humbësit më të mëdhenj do të ishin Islami dhe Bello që do të largohehsin nga PS, ndërsa Blushi do të tentonte të zgjaste karrierën e tij politike.

Përplasja mes fraksioneve, atyre pro Ramës ku ishte dhe Xhafaj dhe atyre pro Blushit do të zgjaste gjer në mars 2016, ku me ndryshimet statutore vuloset edhe largimi i Blushit nga Partia Socialiste.

Do të ishte pikërisht Fatmir Xhafaj, që në 2016 që do të hartonte dhe do të prezantonte  ndryshimet e Statutit të Partisë Socialiste.

Në atë kohë  Ben Blushi e krahasoi me rrobaqepësin e Edi Ramës.

“Ky statut po bëhet në mënyrë krejtësisht hermetike, pra pa debat. Dhe ajo që po konstatoj, jo unë, por shumë njerëz, po bëhet statut për një njeri.

Ky nuk është statut për një njeri, po pajtohen me një statut, apo me një normë interesat e një njeriu që është Edi Rama, pra ata që po bëjnë këtë statut, më vjen keq ta them por po janë në rolin e rrobaqepësit.

Po i qepin Edi Ramës një konstum, po e shohin nëse i rri mirë. I rri ngushtë? I rri gjerë? Ka ftohtë? Ka vapë? I bëjnë kopsat? Cfarë ngjyre e do kostumin? Nuk bëhet kështu një statut, dhe ky është një nga problemet më të mëdha, që kemi ne sot në Shqipëri. Statuti po bëhet në analogji meligjet, se ligjet në Shqipëri bëhen për një njeri”, do të shprehej në atë kohë Blushi.

Xhafaj në atë kohë ishte kryetar i Grupit të Punës për ndryshimet në Statutin e PS. Sipas këtyre ndryshimeve që iu bënë Kongresit në 19 mars, mandati i kryetarit rinovohet automatikisht.

Ky moment  me sa duket shënjoi edhe armiqësinë e përbetuar të Blushit ndaj Xhafajt  dhe dëshirën e tij për t’u hakmarrë. Me sa duket e paska ruajtur dhe e goditi në momentin kur duket më i dobët.

Pas këtyre ndryshimeve statutore, Blushi do të përjashtohej nga grupi parlamentar socialist, e në 2016, do t’i jepte fund karrierës politike duke gjetur strehim në profesionin e tij të vjetër, media, ku mund të sulmojë lirisht pa pasur frikën e përjashtimit nga partia.

Vetëm se e bën kur kundërshtarët e tij, nuk kanë më pushtet!

Please follow and like us: