Albspirit

Media/News/Publishing

Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët sërish në protestë

Bojkotimi i mësimit vazhdon. Studentët janë në ditën e tetë të protestës. Ata dhe qytetarë që mbështesin protestën e tyre janë mbledhur në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit. Piruetat e vazhdueshme të Edi Ramës për ti ulur në dialog nuk kanë funksionuar. As debati i sajuar me FRESH-istë dje në Top Channel nuk e nxorri Ramën nga kjo situatë. Turma e studentëve sot, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është treguesi më i qartë se studentët nuk janë ndjerë dje të përfaqësuar, sikurse njoftuan para emisionit dhe nuk tërhiqen pa iu plotësuar 8 kërkesat. Një grup studentësh qëndroi gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Ndërsa sot universitetet publike të Tiranës nuk po zhvillojnë mësim. Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve./lapsi.al/

Please follow and like us: