Albspirit

Media/News/Publishing

Emër për emër Senati i Universitetit të Tiranës: S’kemi kërkuar vendosje tarifash për provimet

Senati Akademik i Universiteti i Tiranës, në një deklaratë për mediat ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve. Në këtë deklaratë bëhet më dije se Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e bartura. Më tej thuhet se mbështesin dhe kërkesën e studentëve për uljen e tarifave të shkollimit, për studimet e larta. “Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”). Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në”, thuhet në deklaratë. Ndërsa shtojnë se, “në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik. Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së”.

Anëtarët e Senatit Akademik të Unversitetit të Tiranës

  1. Mynyr Koni , Prof.Dr. Rektori i Universitetit
  2. Fakulteti i Drejtësisë, Artan Hoxha Dr.
  3. Fakulteti i Drejtësisë , Evis Alimehmeti Dr.
  4. Fakulteti i Drejtësisë, Ilir Rusi Prof. Asoc.
  5. Fakulteti i Drejtësisë, Kestrin Katro Prof. Dr.
  6. Fakulteti i Drejtësisë, Skender Kaçupi Prof. Dr.
  7. Fakulteti i Ekonomisë, Dhori Kule Prof. Dr.
  8. Fakulteti i Ekonomisë, Andrea Koxhaj Prof. Dr.
  9. Fakulteti i Ekonomisë, Fatmir Memaj Prof. Dr.
  10. Fakulteti i Ekonomisë, Sulo Hadëri Prof. Dr.
  11. Fakulteti i Ekonomisë, Shyqyri Llaci Porf. Dr.
  12. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Valentina Duka Prof. Dr.
  13. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Artan Fuga Prof. Dr.
  14. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Sezai Rokaj Prof. Dr.
  15. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Sokol Axhemi Prof. Dr.
  16. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Ymer Çiraku Prof. Dr.
  17. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Artur Sula Prof. Dr.
  18. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Brikena Kadzadej Prof. Dr.
  19. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha Prof. Dr.
  20. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Severina Pasho Prof. Dr.
  21. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Viktor Ristani Prof. Dr.
  22. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku Prof. Dr.
  23. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Anila Paparisto Prof. Dr.
  24. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Eltjon Halimi Prof. Asoc.
  25. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fatmir Hoxha Prof. Dr.
  26. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Kujtim Dule Prof. Asoc.
  27. Fakulteti i Shkencave Sociale, Edmond Rapti Prof. Dr.
  28. Fakulteti i Shkencave Sociale, Artemis   Shehu (Dono) Prof. Asoc.
  29. Fakulteti i Shkencave Sociale, Edmond Dragoti Prof. Dr.
  30. Fakulteti i Shkencave Sociale, Eliona Bimbashi (Kulluri)  Prof. Asoc.
  31. Fakulteti i Shkencave Sociale, Theodhori Karaj Prof. Dr.
  32. Fakulteti i Drejtësisë, Aldo Hoxha,   Student.
  33. Fakulteti i Ekonomisë, Kristian Kina, Student.
  34. Fakulteti i Ekonomisë, Rea Kotani, Studente.
  35. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Dejana Kallogjeroviç,  Studente.
Please follow and like us: