Albspirit

Media/News/Publishing

IZET SHEHU: AH, TË ISHA…

 

Yjet,
Zënë dorë për dore,
Nëpër qiell hedhin valle.
Mu te shtegu në bregore
Puth sorkadhi një sorkadhe.

Drurët,
Zënë dorë për dore,
Vallëzojnë në korie.
Pas një trungu një mëllenjë
Dremit ëndrra dashurie.

Lulet
Ndezur në lëndinë,
Hënës i buzëqeshin ëmbël.
Ah, të ishe trëndelinë
Të të merrja erë, moj zemër!

Please follow and like us: