Albspirit

Media/News/Publishing

Leka Bungo sjell në teatër ‘Historia e një prostitute’

A e keni dëgjuar ndonjëherë rrëfimin e një prostitute? Si është historia e vërtetë e jetës së saj? Regjisori Leka Bungo është përpjekur të hyjë në venat e një historie të tillë, për ta sjellë të plotë në veprën me të njëjtin titull që do të ngjitet premierë më 14 dhjetor në skenën e Teatrit Kujtim Spahivogli, ora 19:00. Vepra flet për një histori të vërtetë, e vërtetë deri në dhimbje. Ajo zë fill në vitet nëntëdhjete, kur ata ishin ende të rinj. Ngjarja flet për një vajze 16 vjeçare e cila ka rënë pre’ e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishtlindjeve. Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës. Ajo e nisi rrëfimin e saj… “Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush“ Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjeve regjisoriale të cilat do ju mbajnë gozhduar për sa i përket zhvillimit të ngjarjeve duke iu drejtuar zgjidhjes finale të veprës. Një dramë rrëqethëse me autor dhe regji të Leka Bungos. Me aktorët: Julinda Emiri, Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Vangjel Toçe. Formulimi Muzikor: Diana Ziu, Kristi Bello. As/Regjisore: Klaudia Bastari, Producent: Edmond Topi do të përcjell emocion dhe reflektim tek publiku i gjerë për jetën dhe vdekjen si e vetmja luftë dhe ekzistencë për njeriun. Ai është babai i saj… vëllai …ai jam unë …jeni ju … jemi ne të gjithë.

 

Please follow and like us: