Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Kokë-mbrapsht

 

 

Diskutimet që kërkon të zhvillojë sot qeveria mbi gjendjen e arsimit universitar publik, janë ato që duhej të dëgjoheshin para se të miratohej ligji mbi universitetet. Kur kjo nuk u bë dhe ligji i dha rezultatet e një pothuajse mjerimi, u arrit në këtë protestë të dlirë. Tani kërkohet që gjithçka të lindë kokë-mbrapsht, kur qeveria duket e shkëputur prej kohësh nga problemet e studentëve.

Dëgjoj në diskutim, pjesëmarrës që përsërisin -ata, ata, duke folur për studentët që janë në protestë, qoftë të filluar nga arkitektura. Mungon përsëri si gjithmonë fjala ‘ne’. ‘Ata’ me ndihmën e Frojdit është fjala që tradhëton më keq se fjala ‘ju’. Të diskutosh në politikë në vetën e tretë, është njësoj si të jesh kokë-mbrapsht. Përfundimi. Në vend të operacionit cezarian kërkohet reforma që parashtrojnë mijëra studentët. Pasi shoqëria nuk mund të ketë kthim prapa.