Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH?
Kryeministri Edi Rama u përpoq të bindte publikun se ishte futur në dialog me studentët kur u shfaq përballë një grupi “studentësh” në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel. Por duket se ato 2 orë e 30 minuta janë të çuara dëm pasi menjëherë vërshuan në rrjetet sociale foto të studentëve në studio në krah të vetë, Ramës, Erion Veliajt, Erion Braçes, etj si anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist. Përballë Rama nuk kishte protestuesit e vërtetë, por vartës të tij në parti. Lidhja e këtyre të rinjve me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që vetë ata kishin publikuar me krenari kohë më parë në rrjetet e tyre sociale. Vala e këtij reagimi u kthye menjëherë në bumerang dhe vala mbërriti deri në studio, sa njëri prej studentëve e pranoi vetë që ishte, FRESSH-ist madje dhe koordinator. I revoltuar ai u ngrit nga vendi se po “e bënin copë” në rrjetet sociale duke këmbëngulur se ishte aty për të mbrojtur kauzën e studentëve. (video më poshtë)
I pari në listë e meriton Marjano Prifti që e pranoi edhe vetë në studio se ishte koordinator i FRESSH.

Alesia Makaj e parë më herët në mitingje të PS-së edhe në takime në kryeministri që figurojnë në Facebookun e saj.


Anxhela Bakiasi, pjesë e strukturave të FRESSH.

Erald Kocllari, anetar i deklaruar i FRESSH-it

Megi Gjikaj, anetare e deklaruar i FRESSH-it

Xhesika Muzhaj, anëtare e PS-së

Joana Metaj, kryetare e FRESSH në Kuçovë

Anis Çemeri, anetar i deklaruar i FRESSH-it ne Lushnje

Ermal Gjici, nipi i Safet Gjicit, kandidat i PS per Kukesin dhe ne listen e deputeteve te Rilindjes

Elsa Koçi, pjesë e FRESSH, mbylli Facebook para emisionit

Gloria Resuli, pjesë e klubuit të juristëve të FRESSH


Ariel Lamaj, anetar i FRESSH, i lumtur me Edi Ramën dhe Lindita Nikollën
