Albspirit

Media/News/Publishing

‘Thanas shtrëngo rrypin’, dorëhiqet pedagogu që ta jepte notën 5 me pantallona në fund të këmbëve

Rrëzimi i VKM-së që i tarifonte për provimet e mbetura, duket se ishte vetëm një nga fitoret që arritën studentët me protestën e tyre, e cila vijon e ndarë në dy fronte, para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ku përfshihen ulja e tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve në konvikte, por në Fakultetin e Arkitekturës është shënuar një tjetër fitore. Studentët janë entuziazmuar pasi në mbrëmje atyre ju është komunikuar dorëheqja e pedagogut të Universitetit Politeknik, Thanus Nushi. Emri dhe fotoja e këtij pedagogu është nxjerrë nga studentët në pankartat e tyre para MASR dhe ai cilësohej si “Il Padrino”, ndërsa akuzohej edhe se kërkonte favore seksuale nga vajzat në këmbim të notës. Në  pankartën ikonike kundër pedagogut Thanas Nushi shkruhej “ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua”, duke nxjerrë në pah një nga anët e errëta të tij. Thanas Nushi mësohet se ka dhënë dorëheqjen, pas mbledhjeve pedagog-student që janë zhvilluar mbrëmjen e sotme në fakultetin e Arkitekturës dhe atë të Ekonomikut.

Please follow and like us: