Albspirit

Media/News/Publishing

Uricaru fiton çmimin e madh “Balkanika”

Çmimi i madh i letërsisë ballkanike, ka shkuar për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru. Shkrimtari shqiptar Ridvan Dibra, kandidat për këtë çmim ka qenë shumë pranë finales. “Ridvan Dibra na dha sot një arsye më shumë për të qenë krenare për arritjet e letërsisë shqipe bashkëkohore.

Vepra e tij “Legjenda e vetmisë”, u nominua si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit”, shkruan botuesja Irena Toçi, e pranishme në ceremoninë që u mbajt në Bukuresht. Në garën e ngushtë mes tij, shkrimtarit turk Uzun Yuruyus dhe shkrimtarit rumun Eugen Uricaru, juria vendosi për këtë të fundit. Çmimi Letrar Balkanika shkoi për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru për romanin “Pesha e një ëngjëlli”. Sipas kryetarit të Jurisë amerikanit Andrew Wachtel:

“Tre librat finalist ishin tejet të ngjashëm në tematiken e tyre, edhe pse kishin stile të ndryshme dhe kjo gjë dominoi edhe diskutimin e jurisë. Që të tre librat fokusohen në karaktere të cilët për arsye të ndryshme jetojnë jashtë shoqërisë normale, duke krijuar një botë të tyren brenda së cilës mund të arratisen nganjëherë. Legjenda e bazuar në folklor e shkrimtarit Ridvan Dibra mori konsideratë për ritmin e tij epik, si dhe për aftësinë e autorit për të ripërpunuar një përrallë të errët për kohët moderne.

Novela e fuqishme e Ayhan Geçgin “The Long March”, përqëndrohet në një udhëtim të një njeriu i cili mundohet të ikë tërësisht nga qyteterimi modern. Dhe novela e komplikuar, thuajse e stilit barok e Eugen Uricaru “The Weight of an Angel” rekomandoi vetveten për nga narrativa e ndërthurur, duke mbuluar shumë prej eksperiences së Rumanisë së shekullit të 20-te të lidhura dhe të kontrastuara përmes historive së një inxhenieri të përgatitur dhe agjent të sigurimit Habsburg…” Ky ishte edicioni 24-tër i Çmimit Letrar Balkanika.

Please follow and like us: