Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker bëhet karroqe me raki thane, kapet duke luajtuar me flokët e zyrtares në Bruksel

Incidentet e Jean-Claude Juncker nuk kanë të mbaruar. Prej disa kohësh thuhet se ai ka qënë në efektin e alkoolit, raki thane, duke u vendosur në qendër të vemendjes për shkak të momenteve të sikletshme. Ai vazhdon të përsërisë situata të njëjta të cilat sjellin dyshimet se Presidenti i Komisionit Europian ka probleme me alkoolin. Së fundmi, Juncker është filmuar  teksa luante me flokët e një zyrtareje në hyrjen e Selisë së Komisionit Europian në Bruksel. Sapo doli nga makina, ai kapi flokët e saj, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin shumë seriozë dhe u habitën nga veprimi i tij. Juncker gjithashtu bllokoi një kamerë me dorë dhe hodhi letra nga podiumi i tij. Diçka nuk shkon mirë për presidentin dhe kësisoj dhe punët e Europës në dorë të tij nuk do të shkëlqejnë aq sa duhet.

 

Please follow and like us: