Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Calliku: Mjerë Shqipëria jonë

Shqipëria, vendi ku na hodhi fati të jetojmë.

Por a po jetojmë si bota.

Ja çfarë e ka pushtuar këtë kombin tonë.

MJERIMI, INJORANCA, HAJDUTËRIA, KORRUPSIONI, IMORALITETI, PAPUNËSIA. SHKATËRRIMI I ARSIMIT, SHKATËRRIMI I INFRAKSTRUKTURËS, SHKATËRRIMI I NDËRGJEGJES, SHKATËRRIMI I MORALIT, SHKATËRRIMI I DENJITETIT, SHKATËRRIMI I GJUHËS, SHKATËRRIMI I HARMONISË MES FAMILJES, FAMILJEVE DHE FISEVE.

Këtë KOMB e ka pushtuar krimi dhe mjerimi.

Krimi SHTETËROR është kanceri që ka shtrirë tentakulat e tij në çdo qelizë të hapësirës kombëtare.

Ai ka denegjeruar një pjesë dërrmuese të administratës shtetërore që nga pastruesja e gjer tek kryeministri e presidenti mendojnè se si të vjedhin gjithçka që munden dhe në çdo gjë që u jepet mundësi.

Imoraliteti (kurvllëku) është bërë bisnesi më funksional që shtohet me shpejtësi të frikshme.

Rreth 150 mij prostituta që kanë qarkullim të brendshëm dhe po aq gjinden nëpër dyert e Europës dhe jo veç në të.

Urejtja ky fonomen që nuk ekzistonte ndër Shqipëtarë.

Ky fonomen lindi në shek XX dhe ka marrë përmasa të frikshme këto 28 vite.

Qytete të tëra që urrehen ndér veti, lagje të ndara nga grupet e krimit, fise që nuk ekzistojnë, familje që janë kthyer në armiq apo të harruar mes tyre dhe më e tmerrshmja është mungesa e dashurisë mes femijeve dhe prindërve. Nuk ka më rrespekt, nuk ka harmoni, nuk ka mirekuptim dhe tolerancë, nuk ka bashkëveprim dhe bashkëpunim.

Prindër pa ndërgjegje, pa llogjikë dhe të pa mënd që ushqejnë tek femijët e tyre boshllëkun ose diçka më të keqe se ajo.

Fëmijë që nuk nisin jetën për të jetuar, por për tu zvarrit nëpër rrugë pa rrugë veç duke menduar çastin.

Shoqëri që ka vdekur. Nuk ka më frymë. E asfiksuar gjer në vetvrasje.

Mendoni kur nuk ka klasa shoqërore nuk ka dhe zhvillim. Ka ngel veç klasa e oligarkëve dhe klasa e varfër. Klasa e mesme ka vdekur ose nuk ka ekzistuar asnjehere. Pikerisht mungon ajo klasë që bë zhvillimin dhe ndryshimin politik dhe ekonomik në një vend.

Sindikatat, ky term që nuk eshtë njohur nga ne Shqiptarët. Fuqia e vetme në një shtet demokratik. Kryetar sindikatash që pasuritë e punonjësve i kthyen në pasuri vetjake dhe nga hiçi një ditë të bukur u kthyen në miliardere eurosh dhe pasuri të pafundme tokash.

Media kjo shtyllë e duhur në sistemet demokratike. Po tek ne si e sa janë në sherbim të vërtetës. Drejtuesit e tyre janë kthyer në oligarkë dhe luajnë lojën e pushtetit të rradhës.

Ato pothuaj në masën 99 % janë vetë krimi dhe një krim që shkon më tej me krimet që i bëjnë ato që e paguajnë të jenë ato që janë.

Çdo qelizë e ketij kombi eshtë vrarë dhe sot ka ngel trupi kanceroz dhe i rreckosur ku gjithkush i bën eksperimente dhe shfryn epshet perverse si keto zuzaret e brendshem ashtu dhe pèrfaqsitë evropiane që janë instaluar në kombin tonë…

Mjerë ti Shqipëria ime e mjerë.

Mjerë ky popull që kurrë nuk u bë i tillë.

Mjerë atdhetarët tanë nëpër botë që nuk kanë një shtet për ti përfaqsuar dhe mbrojtur dhe aq mè pak për tu krenuar.

Mjerë individi që ka ngel në mëshirë dhe në dorën e një laviri dhe të shumë lavireve që pushtuan kombin keto 28 vite.

Mjerë ti Shqipëria ime që ngjite lart veç njerëzit më të këqinj që kishe brënda vetes.

Mjerë unë që nuk kam mbështetës për të sjellë ndryshimin që nuk erdhi kurrë.

Nëse behemi bashkë , dita fillon që NESËR.

Dil e protesto. Dil e urreji ato qè po tè vrasin.

DIL e RREZOJI e SHKELI mè këmbë zuzarët që po të marrim jeten.

Jeta nuk është 1 mij vite. Ditët ikin. Por nëse nuk reago sot do vdesësh neser i mjerë dhe pa marrë kurrë emrin NJERI.

Ti që linde NJERI nëse nuk reago në formën tènde do vdesesh kafshë, një kafshë që u rrit mes njerëzve.

Protesta nuk është i vetmi mjet që të urresh pushtat lart. Mjafton të jesh e jetosh në ligj , të mos vjedhësh as individin e as shtetin, të duash familjen dhe kombin dhe nése i bën keto atehere këmbët do të dërgojnë në REAGIM.

~

Shqipëria të mos vdesë duhet të lidhemi

BESA-BESË

Për Atdhe e për Shqipëri

Duhet të bëhemi NJI.

Please follow and like us: