Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes në New York themeluesi i aplikacionit ‘Vine’

Colin Kroll, themeluesi i aplikacionit të medias sociale ‘Vine’, i cili ofronte mundësi për shpëndarjen e videove të shkurtra, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në New York, SHBA. Policia ka gjetur pa shenja jete 34-vjeçarin Kroll në banesën e tij në rajonin SoHo në Manhattan, njoftuan mediat amerikane. Policia aktualisht beson në mundësinë që Kroll ka humbur jetën si pasojë e mbidozimit me lëndë narkotike. Aplikacioni ‘Vine’ ofronte mundësi për shpërndarjen e videove në gjatësi prej gjashtë sekondash. Në vitin 2012, aplikacioni ishte blerë nga rrjeti social Twitter, ndërkohë që vitin e kaluar ajo u mbyll për ngarkime të reja. Kroll ka qenë bashkëthemelues edhe i lojës ‘HQ Trivia’, e cila tërhoqi interesim të madh pas lançimit në gusht të vitit 2017.

Please follow and like us: