Albspirit

Media/News/Publishing

Delegacioni i BE: Dialog, që kërkesat të përkthehen në zgjidhje

Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë. Në një reagim në facebook, delegacioni i BE-së thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Delegacioni i BE-së thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. “Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”. Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

Please follow and like us: