Albspirit

Media/News/Publishing

Dëbimi i dy iranianëve, Netanjahu: Rama mesazh të qartë regjimit iranian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka vlerësuar homologun shqiptar Edi Rama për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria.

“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesah të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto”, shkruan Netanjahu. Tirana zyrtare shpalli persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës iraniane në vendin tonë, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Vendimi u përshëndet mes të tjerash edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

 

Please follow and like us: