Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ministri i Drejtësisë: Ja si u legalizua për 6 muaj prona e mikut të Taulant Ballës

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, i ftuar në emisioni ‘Të paekspozuarit’ në News 24, ka treguar se si u legalizua për 6 muaj objekti i Edmond Begos, i njohur si miku i Taulant Ballës.

Bardhi, tha se Rama e Veliaj kanë ndryshuar me vetëdije projektin e Unazës për të lënë biznesmenin Edmond Bego të ndërtojë një kompleks luksoz.

Bardhi: Në vitin 1995 banorët në pronën që tregova marrin vendim për kompesim për pronat. Pra nëse shteti do i nxirrte në shitje këto prona kërkon personat që i ka njohur të drejtën e pronësisë së këtij trualli. Nga ’95 deri në 2004 nuk ka shprehje vullneti nga banorët për të privatizuar magazinat që ndodhen aty. Në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego,  dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një udhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumenta do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që skishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi.

Rakipi: Ahmetaj tha se Genc Ruli e ka privatizuar këtë pronë

Bardhi: Mashtrim. Është mashtrim. Kontrata është lidhur në vitin 2016, është fakt dhe e provuar. Ajo që është aferë në këtë rast do ta them tani. Pronarët më parë i kishin dhënë tagrën Edmond Begos për ta privatizuar. Privatizimi ka mbaruar në 6 muaj kur në lojë është futur trafikanti Edmond Bego. Në 2016 është bërë privatizimi për të ndërtuar pallati. Aty nuk lejohej ndërtimi. Se projekti prekej nga projekti i rehabilitimit të Lanës. I bërë kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Basha. Tani ndryshoi plani vendor i Tiranës. Projekti i Lanës spostohet që të mos prekë aty ku ka në plan të ndërtojë pallate Edmond Bego. 6 muaj pasi Bego mori këtë pronë, ndryshon plani vendor.

Babaramo: Kush e nxorri në shitje?

Bardhi: Ministria e Ekonomisë

Bardhi: Nuk kemi kompleks të përmendim emrin e Bashkim Hulajt, që shpërdoron paratë e shqiptarëve. Fakti është se atje është një kukull, një 26 vjeçar që nuk është pronar i vërtetë i asaj kompanie. Ai ka punuar recepsionisht. Kaq fakte janë bërë deri më tani. Ka qenë detyra e shtetit që të bëjë verifikimin e tenderave.

Babaramo: I gjithë sulmi i PD është se është ndryshuar plani urbanistik i Tiranës. Por nuk është rasti i parë. Kemi shtimin e kullave tek Liqeni. Zoti Basha tha; ‘sdo lejoj të ndërtohet tek Liqeni’. Por dha një leje aty. Çështje që shkoi deri në Gjykatën Kushtetuese. përgjegjësin e kryesore, unë kurrë skam pëlqyer që të bëjë opozitën e opozitës, pasi fajtore është gjithmonë qeveria.

Bardhi: PD ka bërë një denoncim publik që prokuroria e ka dëgjuar, dhe nëse ka vullnet regjistron procedim penal. Ne kemi denoncuar me dhjetra çështje të kësaj qeveria. Çfarë na pengon që ta depozitojmë këtë çështje në prokurori? Mungesa e besimit. Prokuroria është e detyruar që të regjistrojë kallëzim penal.

DENONCIMI I PD

Më 19 dhjetor Partia Demokratike ka denoncuar publikisht një skandal në lidhje me projektin e Unazës së Madhe. PD akuzoi publikisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë favorizuar pronën 60 milionë euro të Edmond Begos, i njohur edhe si trafikant i droges, duke devijuar projektin e Unazës së Madhe.

Please follow and like us: