Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë që ishin viktima të diktaturës komuniste

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në partneritet me Platformën Evropiane për Kujtesë dhe Ndërgjegjësim, kanë rikujtuar me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, miliona gra që kanë qenë viktima të diktaturës komuniste në Evropën Lindore dhe Qëndrore.

Brutaliteti i regjimit komunist ndaj këtyre grave u risoll edhe njëherë në kujtesën e publikut, ku këto gra, për arsye politike, u ekzekutuan me ose pa gjyq, u vranë në përpjekje për t’u arratisur nga ‘Perdja e Hekurt’, u internuan në kampe përqëndrimi dhe u mbyllën në burgje. Shumë prej tyre u torturuan, u zhveshën nga dinjiteti i tyre dhe u persekutuan në mënyra nga më çnjerëzoret.

Edhe pse regjimi ka rënë me kohë, gratë që i kanë mbijetuar këtyre mizorive dhe persekutimit komunist, e kanë patur më të vështirë se meshkujt për të folur mbi traumën që kanë kaluar.

Në përkujtim të këtyre grave, sot është mbajtur një minutë heshtjen në orën 12:00. Ky aktivitet është zhvilluar në Tiranë, Pragë, Talin, Riga, Vilnius, Varshavë, Berlin, Dresden, Bratislava, Ljubljana, Bukuresht dhe Kiev. Ndërsa për të gjetur fotografi të grave të cilat kanë qenë viktimë e komunizmit në Shqipëri ka ndihmuar “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Bashkëngjitur gjeni fotot e disa prej grave të dënuara me pushkatim gjatë komunizmit në shekullin e 20-të.

Please follow and like us: