Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes shkrimtari i njohur izraelit Amos Oz

Amos Oz, një nga shkrimtarët më të famshëm dhe të përkthyer të Izraelit në të gjithë botën, vdiq në moshën 79 vjeçare. Ai ishte i sëmurë me kancer. Mediat lokale kanë bërë të ditur lajmin. “Babai im i dashur vdiq për shkak të një tumori, vetëm disa ditë më parë, pas një përkeqësimi të shpejtë, në gjumë dhe në paqe, i rrethuar nga njerëz që e donin”, shkroi vajza e tij, Fania, në Twitter. “Respektoni privatësinë tonë, nuk do të jem në gjendje t’ju përgjigjem, në sajë të të gjithë atyre që e donin”. Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 45 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Gëte, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.

Please follow and like us: