Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati me 3 të vrarë në Elbasan, ky është miku i Alibejt që humbi jetën

Personi që shikoni në fotografi është shtetasi turk Erdal Durunay, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, e shtunë në Elbasan, ku në një atentat mafioz u ekzekutua Endrit Alibej (Dylgjeri) 34 vjeç dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri 56 vjeç. Mësohet se ai kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat, por mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit të shkrehura drejt makinës “Range Rover” me të cilën udhëtonin viktimat. Dyshohet se 51-vjeçari kishte miqësi me Alibej, e cila ishte krijuar në Holandë, ndërsa mendohet se edhe ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Kjo pasi Endrit Alibej, rezulton me precedentë penalë në Itali, madje në vitin 2013, është arrestuar bashkë me vëllanë e tij Andrea Alibej, si të përfshirë në trafik kokaine. Ai u arrestua nga policia e Astit, e ndihmuar edhe me helikopterë, gjatë një operacioni masiv, ku u vunë në pranga 31 persona. Gjatë operacionit u sekuestrua 2.5 kilogramë kokainë, ndërsa u provua se ishte trafikuar 31 kilogramë nga e njëjta lëndë narkotike, ndërkohë që grupi vepronte mes Italisë dhe Holandës.

Please follow and like us: