Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Papajani: E DASHUR JETA IME!

Ese

(Në sinkron me shpirtin)

Thuhet se gjërat bëhen mistike nga efektet që unifikojnë trupin, mendjen dhe shpirtin. Sekreti pse të besoj ty gjendet në atë bukuri purifikuese që mishëron tek unë efekte shëruese kur më plagosin pa shkak. Si të thuash je porta ime ku unë trokas pa rreshtur kur ndihem vetëm, je shpirti im i bukur që lakton dhe vesh çdo çast të jetës sime duke fermentuar njëkohësisht dhe çastet e hidhura. Çdo mbrëmje je si një detergjent me bazë pomade që hidraton dhe ushqen çdo grimasë në fytyrën time që të mos thahet nga mërzitjet e rradhës, por të shërbej si një barrierë mbrojtëse ndaj njerëzve të akullt e pa nocion. E sërish mëngjezi të më gjej solar nga pistat që më ofrohen. Nuk e mohoj se rruga që m’u ofrua ka qënë gjurmë e hidhur…maskë që shpejt doli nga njerëz me kështjella rëre, me fusha të zbrazëta dhe pa kurrfarë buzëqeshje. Natyrisht ulja e kokës, e programimit siç do tjetri të bën të ulët të quhesh “e urtë” nëse bindesh. Kur je e sinqertë, je disi jashtë mode, konfliktuale me njerëzit, që duan thjesht një kukull sipas interesave. Kur humbasin largohen në rrezikun e trurit pa fre, në pakontrollin e tyre ku frytshmëria qëndron nën 0. E dashur jeta ime! Të falenderoj për arsyen dhe forcën që më jep kur unë ndihem vetëm, kur unë mërzitem dhe ti më jep forcë për të ecur përpara edhe pse rruga që më shfaqet është kaq e minuar me njerëz lëpirës dhe dyfyrësi. Edhe një vit po ikën ashtu si çdo çast e ditë që përllogarit sa vlerë apo moment kemi kaluar hidhur apo paqësisht. Shpresoj që dielli ta ngroh tokën ku shkelim nga shiu dhe balta e sivjetshme.

 

Please follow and like us: