Albspirit

Media/News/Publishing

Zonjat “surprizë” të Edi Ramës

Nëse ka sot një surprizë mes gjithë ndryshimeve kaotike dhe monotone në qeveri është se kabineti Rama do të ketë ketë në përbërjen e tij 6 gra, me katër që u larguan (Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Sonila Qato e Senida Mesi dhe pesë të reja që u futën për herë të parë në qeveri. Po cilat janë zonjat e reja të kryeministrit të vjetër?

Elisa Spiropali, ringjallja e Skënderbeut

Related image
Më e njohura prej tyre ish drejtoresha e Doganave që u largua prej andej pas pakënaqësive të Ramës për mënyrën se si kishte përmbushur detyrën dhe akuzave të opozitës se po bënte korrupsion përmes agjensive doganore të atij që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj, Elisa Spiropali ia arriti të rikuperojë. Dhe kjo falë dy cilësive: një në sajë të njohjes së mekanizmit të kulisave të përparimit në karierë të përvetësuar që gjatë kohës së Mjaft, dhe së dyti në sajë të servilosjes ndaj shefit. Tashmë është bërë e famshme batuta kur ajo e krahasoi Ramën me Skënderbeun, po aq sa kanë betur në mend ditirambet e saj kundër kundërshtarëve të kryeministrit. Shpesh në rrjetet sociale gjenden krah për krah foto të Elisës kur ishte një aktiviste e shoqërisë civile e veshur në mënyrë që do ta përbuznin vajzat vanitoze të bllokut dhe Elisës së sotme që nuk i lë asgjë mangut ambicieve fashioniste të Armina Mevlanit. Ajo do të okupojë këtej e tutje postin e “zhdukur” që prej rënies së Ermonela Felajt. Atë të ministres që mban marëdhëniet me parlamentin.

Një karshillëk me Albin Kurtin?

small_besa_shahini
Ish zv/ministrja e ardhur nga Kosova, Besa Shahini, 36 vjeç do të zërë vendin e ish shefes së saj Lindita Nikolla. E shkolluar në mënyrë perfekte në perëndim, ajo ka treguar kulturë, edukatë dhe një njohje të mirë të problemeve në debatet publike ku është prezantuar. Por ajo ka një handikap. Ajo është ekspozuar shumë në mbrojte të ligjit për Arsimin e Lartë, që sot po kërkohet të abrogohet nga petagogët dhe studentët grevistë. Dhe në këtë pikë Besa nuk ka asnjë diferencë nga Lindita dhe as nuk premton të ngrejë ndonjë urë dialogu me studentët protestues të cilët ishin katalizatori që i solli këto ndryshime drastike të kabinetit Rama. Ajo është njëkohësisht partnerja e ish disidentit të Albin Kurtit, Dardan Molliqaj që sot është bërë një nga figurat drejtuese të PSD në Kosovë. Nuk besohet se Rama i ka dhënë këtë post si pasojë e ftohjes së tij me Vetëvendosjen më shumë sesa ka dashur të plotësojë ëndrrën e tij të hershme për të pasur në kabinet ministra nga Kosova, Besa bëhet e dyta pas Ministrit të Jashtëm Gentjan Caka. Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është me origjinë nga Kosova.

 

Pushteti i Bankave

Anila-Denaj

Anila Denaj që do të zëvendësojë Arben Ahmetajn në krye të Financave dhe Ekonomisë është me të vërtetë një surprizë. Megjithëse si shumë nga prurjet e reja ajo nuk ka asnjë lidhje me PS-në megjithëse rrjedh nga një familje tradicinalisht e majtë. Prej tre muaj ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e vendosur aty drejtëpërdrejt nga Edi Rama. Eksperienca e saj në fushën e financave është e konsiderueshme pasi ka drejtuar bankën Pro kredit dhe ka shumë përvojë edhe në drejtimin e institucioneve jashtë vendit, pasi për një periudhë të gjatë ka qenë e larguar nga Shqipëria. Por ajo ka fare pak përvojë politike për një post i cili përpos aftësive profesionale kërkon edhe një staturë dhe karizëm për mënyrën si ndan buxhetin e shtetit në mes ministrive dhe për prioritetet e një qeverie që tashmë ka tregua se tenton të lehtësojë 1% të të pasurve për të varfëruar 99% të pjesë tjetër të popullsisë. Anila Denaj nuk është e njohur në rradhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar dhe ka drejtuar një nga bankat e mëdha në Shqipëri.

Belinda, një dashuri e vjetër

balluku

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut, mbesës të ish ministrit komunist Beqir Balluku që u eleminua si pjesë e grupit të ushtarakëve nga Enver Hoxha. Balluku që në vitet e qeverisë Rama ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Aviacionit Civil njhet si një besnike e kryeministrit aktual. Ajo iu bashkua stafit të Edi Ramës si ish gruaja e gazetarit Sokol Balla, me të cilin ka dy djem që në bashkinë e Tiranës. Ajo e mori me vete edhe në departamentin e informacionit në PS së bashku me Endi Fugën, pasi socialistët humbën bashkinë në vitin 2011. Por ajo u largua përkohësisht nga ky funksion pas një gafe që bëri në një komunikim të Ramës për Kosovën. Por me sa duket Rama nuk e harroi kurë miqësinë e ngushtë që pati me këtë ish drejtoreshë të rëndësishme kompanisë celulare AMC. Ai fillimisht e emëroi në postin e Drejtoreshës së Aviacionit Civil dhe tani në vend të Damian Gjiknurit, në një nga dikasteret më të rëndësishme dhe më të pushtetshme të vendit.

Elva, surpriza e surprizave

Margariti

Ministrja e re e Kulturës, Elva Margariti, ishtë një nga emërimet befasuese të Edi Ramës. Ajo, që i zuri vendin Mirela Kumbaros e cila megjithëse kishte pak rol në prishjen e Teatrit Kombëtar nuk i rezistoi dot protestës të stërgjatur të artistëve që arriti ta përçajë vetëm Erion Veliaj do e ketë tejet të vështirë trashigiminë që ka marrë në duar. Kjo arkitekte që ka qenë edhe pedagoge në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” njihet për faktin se si këshilltare e kryeministrit ka mbikqyrur një nga projektet më të mira dhe më të fisme që ka bërë Rilindja, atë të kthimit në identitet të fshatrave më të bukura shqiptare. Ajo ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatrat” por sërish kjo mbetet shumë pak për të pasur profilin publik të një ministreje./lapsi.al/

Please follow and like us: