Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Urimi i fundvitit nga doktori i shkencave shoqërore

 

Në numrin e madh të mesazheve që më erdhën në inbox-in e Facebook për vitin e ri 2019, është edhe ky që po publikoj, që më erdhi nga një doktor i shkencave shoqërore. Natyrisht se është një tekst i degjeneruar për të kuptuar se në ç’gjendje është një doktor shkencash dhe vetë arsimi i lartë shqiptar. Një doktor shkencash në fushën e shkencave shoqërore nuk mund të shkojë më poshtë se kaq kur nuk di të formulojë as një mesazh urimi.

Në botën e sotme përgjegjës i parë, por jo i vetëm, është doktoranti i këtij urimi që me siguri ka paguar për ta pasur një doktoraturë, por që është në nivelin e një filloristi. Përgjegjës gjithashtu është edhe udhëheqësi i kësaj doktorature, që për fat të keq ka udhëhequr dhjetra të tilla dhe është i mbështetur dhe promovuar nga forcat politike kryesore.

Por problemi shkon edhe më tej: doktoraturat sot të universiteteve publike dhe ato të universiteteve private, në shumicën e tyre janë pa kurrfarë vlere dhe tërësisht plagjiatura. Mjafton vetëm një program plagjiature (kushton rreth 30 euro apo më pak) dhe në një kohë relativisht të shkurtër do të merrej vesh se kush është punim original dhe kush është i kopjuar. Është tjetër gjë pastaj impakti në shoqëri.

Shqetësimi shkon edhe më tej: politikanët e trancizionit që janë përgjegjës për këtë gjendje tepër të rëndë ku shqiptarët duan të ikin një orë e më parë nga ky vend sepse nuk mund të mbijetojnë, vallë, përse u duhet pacipërisht edhe një doktoraturë e vjedhur apo thjesht dhe vetëm për të përmbushur një thënie të dikurshme totalitariste që “s’ka kala që nuk e marrin bolshevikët”?!

Personalisht jam kundër ‘gjuetisë së shtrigave’ dhe dënimit kolektivist, por shteti duhet të gjejë mekanizmat për të eleminuar këtë shëmti majtas, djathtas e në qendër që na turpëron në rajon dhe më gjerë. Dorëheqja nga punimi, nga mësimdhënia apo politika e emrave të përfolur dhe të pareplikuar do të ishte akti i parë.

Politikanët shqiptarë të paprekshëm edhe nga skandali i plagjiaturave

 

 

Please follow and like us: