Albspirit

Media/News/Publishing

Arjanët e Himalajave, fisi ku i shkëmbejnë gratë lirisht me njëri-tjetrin

Këto portrete befasuese tregojnë disa nga anëtarët e mbetur të një fisi të vjetër, të njohur edhe si Arjanët e Himalajave. Ata tradicionalisht i shkëmbejnë gratë me njëri-tjetrin dhe festojnë shfaqjen publike të afeksionit. Fisi Drokpa jeton përgjatë lumit Indus në veri të Indisë. Drokpa do të thotë Arjan ose lëkurë-bardhë në Ladakhi. Mendohet se janë rreth 3 mijë persona të këtij fisi, që kanë mbijetuar që nga koha e ushtarëve të humbur të ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Fotot janë bërë nga Aman Chotani. Ai thotë se ky fis vazhdon të përdorë akoma simbolin e suastikës, që njihet tashmë si imazhi i nazizmit. Sipas tij, ky fis bën një jetë shumë të thjeshtë dhe mbijeton kryesisht duke punuar si fermerë.

Please follow and like us: