Albspirit

Media/News/Publishing

Dalin emrat e muslimanëve Pepa të arratisur nga burgu që vidhnin pleqtë orthodhoks

Policia greke, ka publikuar emrat e plotë dhe fotografitë e dy shqiptarë të arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalos të Greqisë mëngjesin e sotëm. Shqiptarët e identifikuar me emrin Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve. Dy shqiptarët e arratisur kanë të njëjtin mbiemër, por nuk dihet nëse janë vëllezër, kushërinj apo është një rastësi. Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

Please follow and like us: