Albspirit

Media/News/Publishing

Studentët iranianë dalin në protestë duke thirrur: Vdekje Diktatorit!

Të hënën më 31 dhjetor 2018, në solidaritet me studentët e Fakultetit të Shkencës dhe Kërkimit të Universtitetit Azad, studentë të Universitetit të Teheranit dhe të institucioneve të tjera akademike, zhvilluan një demonstratë në Sheshin Enghelab dhe përpara Universitetit të Teheranit për të protestuar për vdekjen e disa studentëve në aksidentin e autobusit pak ditë më parë.

Atje ishin pozicionuar turma forcash represive, duke përfshirë njësi anti-rebelim dhe agjentë me veshje civile, për të parandaluar përhapjen e protestës.

Studentët thërrisnin, “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë,” “as kërcënimet, as burgu nuk mund të na ndalojnë,” dhe “vdekje diktatorit.”

Agjentët me veshje civile sulmuan studentët dhe hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila u përgjigj duke thirrur “ju horra”. Protestuesit bënë thirrje për shkarkimin e Ali Akbar Velayti-t, këshilltar i Liderit Suprem Ali Khamenei dhe Kryetar i Bordit të Administratorëve të Universitetit Azad.

Në të njëjtën kohë, studentët e Universitetit Azad vazhduan protestat e tyre për të tretën ditë rresht. Ata bllokuan rrugën kryesore të Universitetit pavarësisht faktit se agjentë të inteligjencës, të ashtu-quajtur agjentë të sigurisë së universitetit, kishin vendosur gardhe përreth Sheshit të Universitetit natën e shkuar për të parandaluar çdo tubim. Studentët ndaluan një automjet që drejtohej nga agjentët e armatosur të regjimit.

Rezistenca Iraniane i përshëndet studentët e guximshëm, të rinj e të reja që zhvilluan protesta në Sheshin Enghelab, në Universitetin e Teheranit, dhe në Fakultetin e Shkencës dhe Kërkimit të Universitetit Azad. Rezistenca u bën thirrje të gjithë iranianëve, sidomos të rinjve të guximshëm, që t’i mbështesin ata.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Please follow and like us: