Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja 136 kg vret të dashurin 54 kg, i mori frymën kur gjendej sipër

Një grua nga Pensilvania i shkaktoi vdekje të dashurit të dobët vetëm se i hipi sipër. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpi kur Windi Thomas i mori jetën Keeno Butler, 44 vjeç. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte pirë dhe po kërkonte kokainë, kur pati një debat me të dashurin. Windi, e cila peshon 136 kg sulmoi të dashurin e saj me një thikë në dorë. Pas atij momenti, ajo i hipi sipër viktimës duke e mbytur. Vdekja e Keeno, i cili peshonte 54 kilogramë është shkaktuar nga pamjaftueshmëria e frymëmarrjes, traumat e forta të forcës në qafë dhe kompresimin e kraharorit. Gjykata e ka shpallur fajtore Windin për vrasjen e shkallës së tretë. Ajo mund të dënohet me 18-36 vite burg.

Please follow and like us: