Albspirit

Media/News/Publishing

Tefta Sala: Sepse të dua në heshtje

 

 

Sepse të dua në heshtje i dashuri

im enigmë.

Pa bujë, pa klithma, pa përçmim.

Sepse të dua edhe atëherë kur ti

nuk e di.

Të dua si vullkani nxehtësinë e tij.

Sepse nuk ka një të dytë si ti.

Siç nuk ka diell tjetër mbi gjithësi.

Sepse nuk kam dashur askënd si ti

i dashuri im enigmë.

Kurrë mos ju shfaq kësaj bote që na përfoli.

Ne dashurohemi si perënditë fshehtësisht.

Please follow and like us: