Albspirit

Media/News/Publishing

Video ekskluzive. Ja si rrihet kambisti në mes të Tiranës

 

Dalin pamjet e grabitjes së kambistit në Tiranë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 7 janar 2019. Gazeta Shqip ka mundur që të sigurojë pamjet ekskluzive e sulmit që i është bërë kambistit. Në video duket qartë kur i dëmtuari është duke lëvizur me biçikletë. Në këto momente dy persona e sulmojnë dhe njeri prej tyre e godet me shkop bejsbolli. Ata vazhdojnë që ta godasin kampistin vazhdimisht deri sa e rrëzojnë në tokë. Më pas i marrin çantën me para dhe largohen me shpejtësi. Njëri prej grabitësve ka veshur një bluzë me kapuç, ndërsa tjetri është maskuar me kokore motori.

E gjithë skena e dhunës është zhvilluar në prani të shumë dëshmitarëve okularë dhe askush nuk ka ndërhyrë që ta shpëtojë. Ndërkohë, nga dhuna në fjalë, kambisti ka marrë plagë në kokë dhe fytyrë. Ai duket i gjakosur. Sulmi i përgjakshëm ka ndodhur vetëm 100 metra larg Komisariatit Nr.3./gazeta shqip/

Lajme ne lidhje me artikullin: http://gazeta-shqip.com/lajme/2019/01/07/tirane-grabitet-me-dhune-kambisti/

Please follow and like us: