Albspirit

Media/News/Publishing

Surprizat e zgjedhjeve për sekretarët e PD

Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj. Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve. Mësohet se Sekretar për Çështjen Zgjedhore është zgjedhur Sait Dollapi, ndërsa postin e Sekretarin për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso. Në votim morën pjesë 328 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga  355 anëtarë  që ka gjithsej.

Fituesit

Sekretar i Përgjithshëm:  Gazment Bardhi 277 vota- Dorjan Teliti 44 vota, 7 vota të pavlefshme.

Sekretar për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata 284 vota – Marinela Ziu 37 vota, 7 vota të pavlefshme.

Sekretar Organizativ: Sahit Dollapi 258 vota – Lulzim Omuri 60 vota, 10 vota të pavlefshme.

Sekretar për Çështjet Zgjedhore: Ivi Kaso 221 vota – Dorjan Gjonmarkaj 100 vota, 7 vota të pavlefshme.

Sekretar për Burimet Njerëzore: Ervin Minarolli 278 vota – Minushe Lazaj 44 vota, 6 vota të pavlefshme.

Please follow and like us: