Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg

Partia Demokratike ka reaguar për shkarkimin e tre drejtorëve nga ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku. Përkatësisht shkarkimin e Afrim Qendros nga ARRSh-ja, Afrim Bakaj nga porti i Durrësit dhe Klodian Gradeci nga OST-ja. Sipas PD-së, kjo është përpjekje për të larë duart nga vjedhja në tenderin e unazës.

Nga selia e demokratëve, deputetja Dhurata Cupi deklaroi se “shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro. Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re. Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet!”.

Please follow and like us: