Albspirit

Media/News/Publishing

Moda e Instagramit, modelet mbulojnë me fruta pjesët intime

Një trend i ri postiqesh ka “pushtuar” Instagramin, teksa yjet e showbizit i kanë veshur udhëtimeve të tyre shije frutash. Pushimet e dimrit të Caroline Flack dhe Sophie Kasaei tregojnë qartë se bikinit janë hedhur tutje për t’i lënë vendin frutave si aksesorët që mbulojnë asetet e tyre. Duket se kjo risi është kthyer në një mani të çmendur si çdo sfidë në rrjet. Ish yjet e “Love Island” kanë ndezur rrjetin me këtë paraqitje të re nga Koh Chang, Tajlandë. Prezantuesja Caroline Flack tregoi trupin e saj të “bronzuar” duke mbuluar me dy arrë kokosi  gjoksin e saj bombastik. Përdoruesit e mediave sociale përqafuan kreativitetin e Caroline, me 111,000 njerëz që pëlqyen foton.

Edhe Sophie Kasaei përqafoi trendin e ri të të “brendshmeve” teksa ndodhej në Mykonos. Ylli i serialit “Geordie Shore” vendosi të hidhte tutje rrobat e saj, duke mbajtur vetëm një palë syze, dhe me frutat mbrojti modestish pasuritë. Ajo mban dy pjeshka para gjoksit, duke mbuluar pjesën e poshtme me një ananas. Modelja italiane Valentina Fradegrada ndoqi ritmin e të tjerave në Bali. Me një pamje mahnitëse të detit si sfondin e saj, ajo tregoi trupin fantastik me bikini të kuqe dhe ananas. Yjet e Instagram-it, Mathilde Tantot dhe Alex McGregor gjithashtu u hodhën në lumin shijeve të ndryshme të frutave-bikini. Edhe Kelly Brook dhe Marnie Simpson ishin mes atyre që u dhanë fansave një pamje tjetër të aseteve të tyre./shqip/

Please follow and like us: