Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Ja kush i mbron Duçkarët te Financat

Dje kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli një tjetër rast korrupsioni flagrant. Një punonjëse merrte paratë në emër të shefit të vet, Endrit Duçka. Për këtë rast ka reaguar dhe Partia Demokratike përmes zëdhënëses, Ina Zhupa. Në një status në facebook, Zhupa shkruan: “Denoncimi i emisionit STOP hedh drite mbi aferat qe behen ne Ministrine e Financave ku eprore dhe vartes (kusherinj) hajdute firmosin e vulosin privatizimin e pronave ne baze te parave qe fusin ne xhep. Në një video të publikuar dje në emisionin “STOP” Mona, një specialiste e drejtorise se shitjes se prones publike, prane Ministrise se Financave eshte regjistruar duke marre dhe numeruar para ne emer te drejtorit te vet, Endrit Ducka.
Sekretare e Pergjithshme e Financave quhet Gelardina Duçka Prodani eshte kushërirë e Endri Duçkës. Edhe kur eshte bere rregjistrimi nga STOP edhe sot e kesaj dite kusherinjte (me mbiemer te njejte) te zyrave te rilindjes, jane bashke si epror (ajo) dhe vartes (ai). Endrit Ducka eshte njeriu i Edi Rames qe ne kohen qe punonte per te ne bashkine e Tiranes, prandaj aferat e tij kane mbeshtetjen e Rames dhe nuk i gjen asgje pavaresisht denoncimeve publike”.

Please follow and like us: