Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times.: Facebook pritet të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger

Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë. Lëvizja pretenton të krijojë “ eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook. Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar. Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që  është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”. Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.

Please follow and like us: