Albspirit

Media/News/Publishing

«La Poste, France», pullë postare kushtuar Heroit Kombëtar Skënderbeut

Këto ditë vihet në qarkullim nga « La Poste, France » pulla postare kushtuar Heroit Kombëtar të kombit shqiptar «Gjergj Kastrioti Skënderbeut» me vlerën për përdorim ndërkombëtar.
Pulla është propozuar nga La Maison de l’Albanie me vizatimin grafik sipas projekt siluetit dekorativ në metal të prerë për sheshin «Skanderbeg, Paris» të piktorit Zamir Mati.
Për sigurimin e kësaj pulle të veçantë kushtuar heroit tonë kombëtar mund të interesoheni pranë La Maison de l’Albanie, Paris.

Albert Z. Zholi

Please follow and like us: