Albspirit

Media/News/Publishing

Kur lexon librin e Giampaolo Pansas ‘Gjaku i të Mundurve’

Yzedin Hima

Kur lexon librin e Giampaolo Pansas “Gjaku i të Mundurve”, e kupton pse Italia heshti gjatë 45 viteve të diktaturës në Shqipëri dhe kurrë nuk e ktheu kokën nga fqinji këtej Adriatikut, që jetonte në tirani. Aleatët italianë të tiranëve tanë, herë në pushtet e herë pranë pushtetit, me një mijë mënyra, ia kanë mjegulluar pamjen Italisë mike, për çka ndodhte këtej detit.
Në pak muaj, Italia e ka provuar terrorin e kuq me një intesitet të hatashëm: 50 mijë të vrarë! Libri “Gjaku i të mundurve” i Giampaolo Pansas është një kronikë tmerri dhe një pamje e deformimit që pëson njeriu nga ideologjia. Dhe të mendosh se e gjitha kjo kasaphanë ndodhte në atdheun e Dantes, Leonardos, Leopardit, Ungaretit! Pansa e shkroi të vërtetën e nxjerrë nga arkivat dhe memoria e qytetarëve të vendit të tij u dritësua. Po te ne?!

Fragment nga hyrja e librit të Giampaolo Pansas ‘’Gjaku i të Mundurve”, përkthyer nga Bardhyl Myftiu.

’’Xhandarët e Memories”! Sot me vjen për të qeshur. Para se ‘’Gjaku i të Mundurve’’ të mbërrinte në libraritë, u mbulova me akuza te pafundme.Të gjitha të lëshuara nga mjaft fraksione të së majtës. Nga dallgët e hershme me antagonistë, në rrymat që përcaktoheshin si reformiste, por që nuk mendonin të reformonin një histori të rreme. Akuza më qesharake thoshte se e kisha shkruar ‘’Gjakun e të Mundurve’’ per t’i bërë qejfin Silvio Berluskonit, në atë moment kryeministër, dhe gjithë borgjezisë së qendrës së djathtë, që e kishte mandatuar në qeveri. Sigurisht ata do më shpërblenin duke më besuar drejtimin e “Corriere Della Sera’’- ës! Në atë koncert të dhunshëm dhe grotesk, spikatnin disa zëra të së majtës që jepnin mësimin e historisë bashkëkohore në disa universitete. Këta baronë të vegjel nuk pranonin që një amator si unë të guxonte të shkelte në truallin e tyre. Me gjykonin si abuzues, dyfish i molepsur, pasi i jepja një mësim Rezistencës, gjë qe ata e quanin blasfemi. Ajo që i bëri të tërboheshin më shumë, ishte suksesi i librit ‘’Gjakut i të Mundurve’’, që në fund të 2003, kisha shitur 400.000 kopje. Edhe kjo i shtrëngonte të merrnin një qendrim për një të vërtetë që nuk donin ta shihnin. E vërteta është se ‘’Gjaku i të Mundurve’’, bashkë me librat që erdhën më pas, ishin duke lëvizur si një urith tinëzar, që gërmon trase për të arritur në një rezultat të papranueshëm për “ustallarët” kapadainj, një fitore e revizionizmit historik në lidhje me luftën civile italiane”.

Please follow and like us: