Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Rama: Kiço Blushi, ky humbës i madh!…

Shkon në trisht, në mall, në luftë me vetveten dhe dëshirën për jetën. Në trisht dhe humbës sepse ai largohet pas një lufte cfilitëse me sëmundjen, pas shumë betejash në fushën e debatit të sotëm aktual për ardhmërinë. Më së fundi, diçka tjetër e bëri të heshtë dhe ta largojë nga skalionet e para dhe kjo arenë e luftës kundër pushteteve, pasi ai si pak të tjerë, kërkonin një Shqipëri tjetër, jo atë të dhunës së fjalës së lirë, jo atë të kaosit, të korrupsionit, të demokraturës… Humbësi ynë i dashur, ti na la shijen e hidhur dhe të kripur të dhimbjes, atë të mikut, shokut, të njeriut “integre”. Megjithatë nesër ky humbës, do të kalojë portën e kësaj bote me petkun e njeriut të pastër dhe të kurajos!

Lamtumirë Kiço Blushi!

 

Please follow and like us: