Albspirit

Media/News/Publishing

Feti Zeneli: Ëndërr rinore

Më mbiu dikur një manushqe ndër sy,
Ah, ç’ëndërr të bukur po shihja për ty.
Ruaje, më thanë nga ngrica e zgjimit,
Jashtë ëndrrës e than erë e zhgënjimit
Atëherë në shpirt e fsheha përjetë,
Ndër vite e ruan kjo zemra e shkretë.
Është ende e gjallë, dhe ende merr frymë,
Se kurrë nuk e lashë t’i binte pak brymë…

Please follow and like us: