Albspirit

Media/News/Publishing

Shkoi me gjoks të zbuluar në parlament, kërcënohet me përdhunim deputetja

Deputetja e sapo zgjedhur në Brazil Ana Paula da Silva,  nxiti polemika duke veshur një jumpsuit të kuq të zbuluar në pjesën e gjoksit gjatë ceremonisë së betimit. 43-vjeçarja kishte veshur me 1 shkurt një n jumpsuit që i nxirrte gjoksin zbuluar, duke shkaktuar zemërim në Brazil. Gjatë një interviste të dhënë për rrjetin  brazilian NSC TV ajo tha:-“Mendova se njerëzit do të flisnin për veshjen time në ngjyrë të kuqe, por ata u përqendruan tek gjoksi. Femrat kanë gjinj dhe unë i kam të mëdhenj. Gjithmonë kam qenë kështu, nuk u bëra kur u zgjodha deputete dhe nuk kam arsye që të ndryshoj. Mënyra se si u vesha është problem im”, tha da Silva. Kombi më i madh i Amerikës Latine ka luftuar gjatë me dhunën në baza gjinore dhe burrat vazhdojnë të dominojnë pjesën më të madhe të sferës publike, duke përfshirë politikën. “Gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me ato ashtu siç janë.  Ka çështje shumë më të rëndësishme për Kuvendin Legjislativ për të diskutuar ‘, shtoi ajo. Pavarësisht kësaj disa qytetarë e kanë kërcënuar atë se do ta përdhunojnë por postimi u fshi menjëherë  nga stadi i deputetes.

Please follow and like us: