Albspirit

Media/News/Publishing

Shkon për t’u martuar dhe desh përdhunon kamarieren

Një dhëndër është arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual të një kamarierje adoleshente në ditën e tij të dasmës.Matthew Aimers doli me pranga në duar nga ceremonia që po zhvillohej në Northampton Valley Country Club në Filadelfia. Policia tha se 31- vjeçari ishte në dasmën e tij kur iu afrua kamarieres dhe i tha: “Mund të bëni çfarë të doni me mua, do ju jap 100 dollarë”. Më pas i kërkoi ta puthte. Kur ajo refuzoi, dhëndri e ndoqi në banjo dhe filloi ta prekte dhe u zhvesh. Kamarierja tha për policinë se u trondit nga ngjarja. Ndërsa policia mbërriti në dasmë pas shpërthimit të sherrit mes adoleshentes dhe dhëndrit.

Please follow and like us: