Albspirit

Media/News/Publishing

Feti Zeneli: Trëndafilat e Shën Valentinit

 

Aromë dhe ngjyra trëndafili,
Kanë fjalët dhe buzëqeshjet sot,
Në petalet e tij shkruhet idili,
I dashurive plotë aromë në botë.

Por trëndafilat i mblidhni me kujdes,
Se kanë dhe gjemba që shpojnë,
Dhe gjëmbat s’dinë t’u kërkojnë ndjesë,
Duarve, që në dashuri nxitojnë.

Trëndafilat i dhuroni përditë,
Jo vetëm në katërmbëdhjetë shkurt,
Që kur të vjeshtohen një ditë dashuritë,
Pranverën ta kenë të sigurt.

Ndaj i mbillni trëndafilat në zemër,
Që të çelin në çdo rrahje të saj,
Se veç aty do të ketë një emër,
Të lulëzoj pranë tjetrit, si në Maj.

Please follow and like us: