Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Moderatorët e radios shqip që zbukurojnë jetët tona

Në ditën ndërkombëtare të radios!
Në Ditë Ndërkombëtare të Radios, si Hafize Elshani, po edhe si gazetare dua të tregoj që Kosova është me e mira në këtë fushë duke përmendur edhe disa prej moderatorëve më të njohur në hapësirën shqiptare.
Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, të gjithë e dimë që radio argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në humanizëm, por kur jemi tek radiot në Kosovë kemi personat kyç që çdo mëngjes e nisin ditën me gjëra pozitive.
Berat J. Miftari, koka e radios në Kosovë, një eksperiencë timen personale po e tregoi: Isha në udhëtim gjatë rrugës në mëngjes stacioni i radios ishte ‘Metropoli’ dhe duke folur moderator në këtë rast Berati, për një moment thotë “Hajdeni të gjithë ju që jeni duke e ndëgjuar Metropolin tani dhe që gjendeni në komunikacion t’i bini buries së automietit që jeni duke vozitur dhe ta dimë sa Metropolitanë jemi”.
Në atë moment ishim në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë dhe a e dini çka u bë atë ditë, filluan veturat duke i ra burisë si të çmendur, një polic trafiku thotë “O Berati bre” taksitë, kamionet që ishin, makinat pa përjashtim nuk ndalen duke i ra buries për të treguar se janë duke e ndëgjuar radion. U shtanga, thashë si ka mundësi të gjithë po e ndëgjokan. Dhe nuk mbaron këtu pasi kudo që shkon në mëngjes, në markete, në butika, në tren e dëgjon frekuencen e radio “Metropol” dhe e e gjithë kjo a nuk është mrekulli? Duhet të jemi krenarë që radio, shtypi në Kosovë nuk u zëvendësua pavarsisht rrezikut nga teknologjia.
Pos Beratit meritoret e radhë është dhe Emina Hyseni, zëri i ëmbël i Radio ‘KFOR’, ku mezi e presin ditën qytetarët që të informohen dhe të jetë Emina në radio, pasi jo vetëm gjejnë argëtim, por dhe informacionet me të para kalojnë nga Emina. Po ashtu në këtë radio, zëri tjeter i ëmbël është dhe i Pranvera Behrami-Breznica, e cila ka një pozitivitet që e përçon dhe tek dëgjuesit.
E ditën kur ta përmbyllim nga punat me stres e lodhje në orët e tilla e kemi dhe Behare Bajraktari, e cila ka dëgjues besnikë me vite e që e presin me padurim të bëhet ora kur Beharja është në radio.
Andaj pse mos të festojmë kur Kosova ka radio të cilat dëgjohen shumë dhe jemi me moderatoret dhe radiot me të mira në Kosovë e pse të flasim vetëm për dhunime, krime, vrasje, aborte, dhunë, dhunë, gjëra të zeza, të bëhemi realistë dhe ta themi realitetin se Kosova ka gjëra të mira dhe ia vlen të thuhen. GÉZUAR PA INTERES. ♥

 

Please follow and like us: