Albspirit

Media/News/Publishing

Përparim Kabo: Etyd për dashurinë

 

 

Dashuria është respektim i dinjitetit dhe reciprocitet mes partnerëve, është ndjenjë dhe sakrificë, është pasion dhe frymëzim, është energji dhe humanitet, është erotikë dhe lidhje fizike, është premtim dhe mbajtje premtimi, është provë dhe sprovë në jetë, është kuriozitet dhe zhgënjim, është ëndërrim dhe iluzion…

Është ajo që s’ka frikë nga ty, por ti ke ndroje dhe i fshihesh asaj.

Është një e vetme. Po po, dashuria në jetë është vetëm një, pasioni mund të jetë shumës.

Kërkimi i dashurisë të jep mundësinë ta njohësh veten. Mosnjohja mund të vrasi rrugës shumë “dashuri”, por ajo vetë nuk është as gjysmë dashuri dhe as copra dashurie, është ose e plotë ose nuk është.

Iluzion-dashuria është drita që fiket një ditë dhe nuk ndizet më. Dashuria është frymëzim dhe e dashura ajo që të frymëzon gjithnjë dhe në botën e përtejme.,

Tani unë pyes: A vlen dhe a mjafton një datë dhe një ditë që quhet dita e të dashuruarëve 14 shkurti ose Shën Valentini?

Tek ne më shumë se dashuri njerëzore të besueshme takon tregti me shumicë dhe me pakicë të asaj që quhet dukje e dashurisë. Medemek një mall që nuk quhet ushqime apo orendi, por quhet veshmbathje, zbukurime dhe gënjeshtra.

Të dhurosh dashuri do të thotë të kesh dashuri. Të kesh dashuri do të thotë të kesh shpirt. Të kesh shpirt do të thotë të ndjesh se je i ndërtuar nga shpirtërorja dhe jo nga materialja…

Please follow and like us: