Albspirit

Media/News/Publishing

Tirana, kryeqendër e Panairit të Edukimit

40 përfaqësues nga e gjithë bota do të bëhen bashkë për eventin më të madh arsimor:

PANAIRI I EDUKIMIT JASHTË VENDIT, 15-16 Shkurt 2019, Hotel Rogner

 

Tashmë po kthehet në traditë, që cdo vit Integral Programe Edukimi organizon eventin më të madh rreth arsimit . Prej 2012, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke ju dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të takojnë dhe bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve, kolegjeve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme.

Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner në Tiranë, në datat 15 dhe 16 Shkurt, ndërsa në datën 17 Shkurt  do të zhvillohet në Shkodër “ Grand Hotel Europa “ dhe 18 Shkurt në Fier – “Hotel Fieri”. Më shumë se 2000 vizitorë pritet që të vijnë në panair dhe të njihen me përfaqësues të mbi 40 institucioneve arsimore nga e gjithë bota. Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, kampe verore dhe përgatitje akademike. 

Ky event do te pershendetet ne celjen e tij nga Ambasadori anglez Z. Duncan Norman. Z. Normam do te jete i pranishem ne daten 15 shkurt ne oren 12:30 per tu takuar dhe pershendetur me te gjitha institucionet arsimore me te mira qe vijne nga Anglia, por jo vetem.

Shkolla të mesme

Pranimi në universitetet prestigjoze në mbarë botën bëhet më i lehtë nëse përzgjidhni të studioni në nje nga kolegjet e mëposhtme. Qasja dhe profesionalizmi i tyre nëpër dekada është përmirësuar duke ruajtur traditën dhe cilësinë e mësimdhënies. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre.

Të pranishëm: Abbey DLD Group of Colleges me kampuse ne Londer, Cambridge dhe Manchester, D’Overbroeck’s Oxford, Oxford Sixth Form College, Chelsea Independent College London, CATS Colleges UK, Bromsgrove School, Sidcot School, Aiglon College dhe Brillantmont School ne Zvicer, Schule Schloss SALEM dhe Berlin Brandenburg International School ne Gjermani, CATS Academy Boston, NOBEL International School in Algarve – Portugali, Cardiff Sixth Form College ,Rochester Independent College ,Abbey College in Malvern ,Brillantmont School, St.Michael’s School ne Wales.

Universitete

Karriera juaj merr nje drejtim tjeter nese studioni ne universitet elitare. Diferenca nuk ndjehet vetem ne mesimdhenie por edhe ne formimin personal.  Ambjenti nderkombetar dhe partneriteti qe keto shkolla kane me kompani gjigande ne shtetet perkatese dhe jo vetem ju jep mundesi te shumta te jeni profesionistet e se ardhmes.

Të pranishëm:  EU Business School Barcelona, Webster Vienna Private University, Buckingamshire New University, University of Essex , University of Greenwich, Coventry University, The American College of Thessaloniki (ACT), The Hague University of Applied Sciences,Saxion University of Applied Sciences, Rotterdam Business School, Ca’ Foscari University of Venice, Rochester Institute of Technology Croatia, Riga Technical University, IHTTI School of Hotel Management,Cesar Ritz Colleges,Hotel Institute Montreux-HIM , Culinary Arts Academy, Swiss Hotel Management School – SHMS (SEG), Modul University Vienna, BPP University, The University of Northampton, De Montfort University (part of Oxford International).

Kampe Verore dhe Kurse gjuhe

Fëmijët, adoleshentët dhe studentët do të mësojnë dhe të argëtohen njëkohësisht, të bëjnë miq të rinj nga e gjithë bota, të vizitojnë qytete dhe vende të reja dhe të krijojnë një eksperiencë unike. Çertifikata e që do të marrin në përfundim të kampit do të jetë një dëshmi e dobishme nëse do të dëshirojnë të aplikojnë për studime jashtë vendit. Të gjitha shkollat verore, partnere me Integral, janë tejet moderne, me ambiente komode, me një staf të kualifikuar akademik dhe kanë review të shkëlqyera.

Të pranishëm: Academic Summer, Sidcot School, St Edmund’s College, DID deutsch-institut, The International School of the Algarve, Broadway Education, Bromsgrove School, Chelsea Independent College – represented by Astrum, Schule Schloss Salem, Aiglon College, Swiss Academy Education – SEG, Cardiff Sixth form College, Brillantmont International College.

Please follow and like us: