Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodrani Gëzim Dimnaku thyen rekorde në Atletikë në Provincën e Quebec

Sherbrooke -KANADA/Federata e Atlezimit të Quebecut, ka zhvilluar dje në Sherbrook garën e rradhës. Aktiviteti i mbajtur në salla të mbyllura ka patur protagonist edhe kampionin shqiptar i konfirmuar tashmë disa herë. Gëzim Dimnaku garoi për moshat 30 e sipër duke shënuar kështu suksesin e rradhës. Shqiptari garoi në tri disiplina: kërcim së gjati, kërcim së larti, 60m sprint. Padyshim si edhe herët e kaluar, shkodrani ka vijuar të rrisë numrin e medaljeve të tij edhe në këtë paraqitje. Kështu, arritjet e Dimnakut janë: Kërcim së gjati (medalje ari), kërcim së larti, medalje ari; 60m sprint, medalje argjendi. Kampioni shkodran theu 2 rekorde në përfaqësimin e Provincës së Quebecut: kërcim së larti dhe kërcim së gjati.

Albanian Montreal Press

Please follow and like us: