Albspirit

Media/News/Publishing

Nardi Olli: Koha e maskarenjëve duhet të kishte mbaruar….

Kryeministri në detyrë për fat të keq nuk zhgënjeu sërish… “modestisht” mburri veten pavarësisht “gabimeve”, me cinizëm goditi opozitën sot dhe qeverisjen e PD dje. Në fakt nuk ka shumë faj për këtë, në aspektin e komunikimit publik PD ka çaluar në pushtet, e ka vuajtur edhe më shumë në opozitë, madje edhe në aspekte të tjera, por sërish kjo nuk e justifikon Edramën në cinizmin dhe arrogancën e pështirë, të fshehur pas një toni të përvuajtshëm. Nëse do të më pyeste dikush sot, se cili është sinonimi i fjalës pafytyrësi, pa hezitim do thoja Rama. Madje, madje, mund të thuhet edhe si etalon matës i pafytyrësisë, psh, nëse pyet dikush sa i pafytyrë është dikush, mund të thuash pa frikë 5 ramë i pafytyrë, apo 10 ramë i pafytyrë. E nëse më pyet dikush sa i pafytyrë është Rama vetë, do thoja sërish pa hezitim së është në infinit Ramë i pafytyrë. Koha e maskarenjëve duhet të kishte mbaruar….

Please follow and like us: