Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Paloka: Safet Gjici, në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash

Ka ende emra të tjerë të personave të njohur të cilët nuk janë zbuluar ende, por që kanë blerë vota gjatë zgjedhjeve. Këtë gjë thotë nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’. Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Ai tregoi se  në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’. “Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori”– tha Paloka. Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.

Please follow and like us: