Albspirit

Media/News/Publishing

Eltona Lakuriqi: FLLADI IM I DASHURISË

 

 

Kjo natë më jep këshilla

Unë e degjoj

Më mjafton që më sjell

një ëndërr të bukur

që më zgjon të buzëqeshur.

Mendimi im sot shkon,atje

ku je ti,

flladi im i dashurisë.

Shikoj shpesh qiellin e s’i them

asgjë askujt

Udhëtoj për ty.

Mos më mbaj mëri nëse

më sheh sy lagur,

lot të sinqertë mban shpirti

Qesh e të dua e lumtur.

Në ka rast që s’të them të dua pres,

të ma thuash ti

Se vargjet zgjasin një jetë për t’i kuptuar

flladi im i dashurisë.

 

Please follow and like us: