Albspirit

Media/News/Publishing

Protestuesit hedhin sende ndaj efektivëve të policisë

“Rama ik”, “Liri demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishin thirrjet që dominuan në protestën e opozitës para Kuvendit mes djegies së gomave, kapsollave dhe tymueseve të hedhura nga protestuesit. Nuk munguan as thirrjet fyese në kor për Kryeministrin: Edvin, hajdut, kazan, legen. Pas thirrjeve, protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë. Ndërkohë që prej fillimit të saj, ajo është shoqëruar nga akte të vogla dhuna. Nga ana e saj, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit. “Të nderuar qytetare. Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje te distancoheni nga veprimet e dhunshme. Policia do zbatojë ligjin”. Ndërkohë që tensionet vijojnë të shoqërojnë protestën e opozitës, FNSH ka hequr skafandrat duke vendosur maskat anti-gaz. Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akt të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës.

Please follow and like us: