Albspirit

Media/News/Publishing

Britanikja bamirëse që shpëton burrat nga divorci

47-vjeçarja Gweneth Lee, ka fjetur me mbi 100 burra të martuar, e ndjehet krenare për lidhjet e saj. Konsulentja financiare në Londër, pretendon se meshkujt kalojnë shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale me gratë me të cilat janë martuar. E ftuar në ITV, ajo shprehet krenare për “misionin” e saj, pasi të dashurit e saj kanë krijuar një marrëdhënie më të qetë me gratë e tyre. Ajo beson se burrat e martuar shkojnë me të sepse marrëdhënia me gratë e tyre ka ndryshuar e pavarësisht se shkon me burra të martuar, ajo nuk ndihet aspak fajtore për këtë fakt. “Më shumë se një mashkull më ka thënë se: Lidhja me ty ka bërë që të kem një jetë më të qetë me gruan”, ka deklaruar Gweneth Lee.